MURÂD HAN



Meşhed-i Hüdavendigar (Sultan I… by smhudavendigar

Ka ardhur në botë nga zonja Nilyfer. Atë vit qe lindi ai, vdiq I gjyshi, Osman Gaziu, dhe u pushtua Bursa.
Sulltan Murati I u përgatit nga personalitete të mëdhenj, autoritete në shkencat natyrore dhe shpirtërore të kohës. U caktua zëvendës I fronit  pasi vëllai madh, Sulejman Beu, Pushtuesi i Rumelisë, vdiq. Pas një kohe të shkurtër, i vdiq edhe I ati. U ftua në Bursë dhe u ul ne fronin osman. U mbiquajt dhe u thirrHudavendigar(Sovran) dhe Gazi-Hunkar (Sundues Fitimtar).
Murati I cili zotëronte cilësi të shquara që duhet të ketë një burrë shteti, në të njeëjtën kohë zotëronte edhe thellësi ndjesore. Pikërisht si rrjesi prijës (veli),sheh ahi (sheh i drejtimit shpirtëror ahit) dhe shehid ( dëshmor I luftës së shejt ne rrugën e Allahut).
Pasi e siguroi në një kohë të shkurtër rendin dhe qetësinë në Anadoll, ai e ka ktheu drejtimin në Rumeli. Në kohën e tij, fushatat ushtarake për ngadhnjim u shrinë në Evropë. Meqë sipas të drejtës islame, një e pesta e plaçkëssë luftës I përkiste shtetit, u nxuar “Ligji i të Pestës”. Në vendet e pushtuara, organizata shtetërore osmane u ngrit në formë të përsosur. Askush nuk lihej i uritur dhe në uri; të varfër e të pasur, muslimanë e jo muslimanë, çdo njeriu iu sigurua qetësi dhe lumturi e madhe.
Ndërsa vazhdonin të hidheshin këro hapa të bukura, shtetet krishtere të Evropës, të frikësuar se mos nga fitoret e osmanëve në perëndim, mbretërimet e tyre do të merrnin fund, organiizuan një fushatë kryqtare me rreth 60-100 mijë vetë.
Atëherë, sultan Murati dërgoi kundër krytatëve me qëllim zbulimi një ushtri prej katër mijë vetësh nën komandën e haxhi ilbejit. Nga ana tjetër, krytarët pasi kaluan lumin Marica dhe nuk u përballën me ndonjë qëndresë, filluan të brohorisnin me të thirrura dhe klithje gëzimi për fitoren dhe të oganizojnë festime. Hëngrën e pinë, u dehën dhe pastaj ranë në gjumë. Dhe, atëherë, duke përfituar nga mungesa e plotë e vigjilencëste armiku, Haxhi ilbeji zhvilloi një sulm nate të befasishëm mbi të nga tre krahë.
Ushtria e aleatëve kryqtarë e zënë në befasi dhe panic nga sulmi I katër mijë ushtarëve osmanë, pësuan disfatë të plotë. Ndërsa një pjesë e madhe e ushtarëve kryqtarë e vranë njëri-tjetrin në panic e sipër gjatë tërheqjes në errësirën e natësm një pjesë tjeter u mbyt në ujerat e lumit Marica. Vetëm pak mundën të shpëtonin e të iknin. Dhe, kur zbardhi dita, tërë kryqtarët ishin shkatërruar dhe kishin marrë fund me gjithçka. Kështu, ishte arrutur ajofitore e cila mbeti ne histori me emrin Shembja Serbe (Sırp Sındığı). Kryqtaët u shkaterruan! Pas kësaj njarjeje, kryeqyteti u transferua nga BURSA në EDRENE.
Me ndërtimin e xhamive, medreseve dhe shumë institucioneve kulturore, në të njëjtën kohë, Edrenejau bë qendër qytetërimi e shtetit. Muslimanët që u shpërgulën nga Anadolli për në tokat e sapopushtuara, edhe në ato toka shpalosën mënyrën e lartë të jetesës të İslamit. Ata u bënëmodele morali dhe virtyti. Qrverisja me drejtësi e shtetit dhe institucionet e asistencës që ngriti, sollën si rrjedhjë një miratim, pëlqim dhe kënaqësi të maddhe në çdo vend. Kufijtë e shtetit arritën gjer në mesin e Evropës. Më ne fund, kishte ardhur koha që të fshihej nga dheu elementi serb si kreu i intrigës në Evropë!
Në Fushën e Kosovës në jugperëndim të prishtinës, u vunë ballë për ballë forcat aleate kryqtare me ushtrunë osmane. Alaetët zotëronin një forcë prej afro njëqind e pesëdhjetë mijë vetësh, kurse ushtria osmane nuk I kalonte gjashtëdhjetë mijë vetët.
Në të zbardhur, ushtria osmane u rreshtua për luftë. Në qendër u vendos vetë sultan Murati I, në krah të dhajthtë, princi Bajaziti Rrufe, kurse në krah të majtë, princi Jakup çelebi. Por ati me të bijtë ishin bërë një zemër e një frymë, ata s’kishin të ndarë nga njëri-tjetri. Ata përjetonin emocionin Fjalës së Allahut. Sikur një erë e ngritur nga sahabet që thërrisnin “nënë e babë t’u bëfshin fli, o i Dërguari i Allahut”, po e shkundte nga vendi e po e valëviste Fushë-Kosovën në mes të Evropës! Kështu ndodhi që sovrani Murad I i cili kishte thithur një frymë nga ajo erë sublime, të binte dëshmor në përfundim të luftës duke mbetur i gjallë gjer në kiamet si simbol më vete i besimit, ekstazës dhe përpjekjes në themel të fitores legjendare që u arrit atë ditë në Fushë- Kosovë.
Kur Padishahu hyri në Fushë-Kosovë më 8 gusht 1389, u përball me një furtunë që e kishte shndërruar mjedisin në tym e pluhur saqë sytë të mos shihnin dot asgjë! İshte pikërisht Nata e Beraatit! Sovrani Murad I fali dy reqate namaz dhe, në fund, bëri këtë lutje me lot në sy:
“O Zot! Po qe se kjo furtunë ka dallë për shkak të mëkateve të këtij robi tënd të mjerëm mos m’I ndëshko ushtarët e mi të pafajshëm!
Allahu im, mos i ndëshko ushtarët  e pafajshëm që erdhën gjer këtu vetëm për të ta lartësuar emrin dhe për ta kumtuar Islamin!
Zoti ynë, edhe pasuria dhe pushteti janë të tutëm edhe ky rob i yti është. Unë jam një rob i mjerë… Ti je që I njeh më mirë qëllimin dhe të fshehtën time! Pasuria dhe pushteti nuk janë synimi im, unë dëshiroj vetëm pëlqimin tënd!
O Zot, mos I lërë keta ushtarë besimtarë të munden dhe shkatërrohen në doeë të mohuesve dhe heretikëve! Favorizoju atyre një fitore të tillë që ta festojnë tërë muslimanët! Në dëshirofsh, atë ditë fitoreje ky robi yt Murat le të bëget kurban në rrugën tënde!
O Zot, mos më bej mua shkak për shkatërrimin e kaq shumë ushtarëve muslimanë! Ndihmoju atyre dhe duroju fitore! Unë jam gati ta flojoj jetën për ta mjafon që tit ë më pranosh mua në grupin e dëshmorëve! Jam gati ta dorëzoj shpirtin për hir të ushtarëve islamë! Më bëre gazi, fitimtar; në fund të lutem të kesh mirësinë të më bësh dëshmor!
Amin, Ashtu qoftë!”
Pas këtij përgjërimi monumental, sulltani nisi të këndonte Kur’an në një qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Pa kaluar shumë, retë e mëshirës e mbuluan qiellin. Mbi hapësirën kosovare u zbraz një shi i rrëmbyeshëm. Era ndaloi. Pluhuri mbaroi…
Ndërprerja e erës dhe fshirja e reve të pluhurit nga shiu bënë që ushrinë osmane ta përfshinte një gëzim dhe pëlqim I madh. Sovrani Murad I ran ë sexhden e falenderimit. Atë ditë, lotët e gëzimit u vëllazëruan me pika e shiut!
Para se të niste betejam sovrani Murat I mbajti para ushtarëve të vet të zgjedhur këtë fjalim historik:
“Trimat e mi! Sot është dita e zellit dhe përpjekjes, çasti i shfaqjes së dinjitetit kombëtar, koha e burrësisë dhe epoka e trimërisë!..
Ka shumë vite që vatani krenohet me ju. Edhe tani pret nga ju suksese të mëdha që do të bëheshin mbështetje për të kaluarën tonë të mbushur plot nder dhe famë të përhapur në të gjithë botën!
Asnjë përpjekje armiku nuk do ta ndalojë dot pas kësaj që flamuri ynë i famshëm i cili, me lejen hyjnore, do të valëvitet sot fitimtar në këtë shesh të Kosovës që dridhet sot i impresionuar nga madhështia juaj, të përpunojë drejt brendësisë së Hungarisë! Një fitore e famshme që do ta arrijmë sot, do të bëhet shkak për lartësimin e Fjalës së Allahut në të gjithë Rumelinë!
Sado e gjatë të jetë jeta e njeriut, nuk është e përjetshme! Do të vijë një ditë që të marrë fund. Përjetësisht i përjetshëm është vetëm Allahu i Gjithëfamshëm! Ja tek qëndron ky shesh fame dhe heroizmi për ata që dëshirojnë të arrijnë xhennetin me lartësimin e Fjalës së Allahut!
Fitimtarë! Hidhuni në sulm së bashku me mua duke thirrur emrin e Allahut!”
Me thirrjët “Allah, Allah…” që lartësoheshin mes marsheve të luftës të orkestrës së famshme luftarake, të nisura pas këtyre fjalëve, filloi sulmi mbi radhët armike. Lufta frontale e filluar në mëngjesin e 8 gushtit 1389, vazhdoi për tetë orë me radhë. Armiku u asgjësua pothuaj tërësisht.
Në fund të luftës, kur e pa qartë se fitorja ishte bërë përfundimtare, Murati I nisi ta përshkonte fishën e betejës si shenjë falenderimi ndaj Zotit dhe, kur haste ndonjë dëshmor, thoshte:
“Pa ndushim, ne, të Allahut jemi dhe, pa dushim, te Ai do të kthehemi!”(el-bakara, 156)
Kurse kur afrohej pranë ndonjë trimi të plagosur, e ferkonte me përkëdhelje dhe i shfaqte mëshirë e dhembshuri duke e pytur nëse po vuante dhe nëse kishte ndonjë dëshirë. Në këtë mes, nga grumbulli i të vrarëve u ngrit një ushtar serb i plagosur që tha:
“Lërmëni t’ia puth dorën padishahut e të bëhem musliman! Veç kësaj, kam edhe një lajm të gëzueshëm për ju: edhe mbretit Lejan u kap dhe po jua sjellin… “
Ndërsa duke vështruar përreth për të parë sjelljen e mbretit të lidhur, rojet e sulltanit e kishin lënë për një çast vigjilencën, serbi që hiqej si i plagosur bëri sikur do t’ia puthtë dorën e sulltanit dhe duke e nxjerrë me shpejtësi nga nënsqetulla hanxharin e fshehur, ia ngulur sy ndër sy sovranit munë gjoks! Rojet u hutuan! Pastaj e kapën vrasësin dhe e bënë në çast copë-copë!
Në këtë mënyrë, edhe lutja e sultan Muratit I u pranua, ishte lutja që kishte bërë ai para betejës duke I kërkuar Zotit dëshmorësinë, lutje, e cila mbeti e famshme në histori!
Para se të vdiste, sovrani tha këto fjalë:
“I qeshë lutur dhe përgjëruar Zotit  që, po që se fitorja e Islamit varej nga rënia ime dëshmor, të kishte mirësinë të ma jepte ta pija sherbetin e dëshmorësisë! Pra, lutja me qenka pranuar! Lavdi pastë Allahu që jeta po më merr fund pasi kam parë fitoren e ushtarëve islamë!
                Dhe, tashmë poi a lë amanet Zotit ju, ushtarët e mi fitimtarë dhe shtetin tim”
Pas këtyre fjalëve, kufoma e pastër e sultan Muratit I, duke u mbuluar nga gjakrat e bekuara të dëshmorësisë, u nis në udhëtimin hyjnor dhe të përjetshëm!..
Poeti Ahmedi e shpreh kështu në dyvargshin e vet pozitën e lartë që arriti sultan Murati:
Lutiu për ndihmë atij nga shpirti
Që të arrish fitore nga fitoret e tij…
Organet e brendshme të trupit të shtrenjtë të sultan Muratit I të copëtuar me hanxhar, u varrosën në atë  vend ku ra dëshmor dhe aty u ngrit një tyrbe. Kurse kufoma iu transportua në Bursa dhe iu varros pranë xhamisë dhe kompleksit të ndërtuar prej tij në lagjen çekirge. Edhe aty u ngrit një tyrbe e dytë.
Vendi në Kosovë ku ndodheshin të varrosura organet e brendshme të sulltan Muratit, u bë i famshëm si “Meşhed-i Hüdavendigar,(Vendi ku ka rënë dëshmor Sovrani). Vendi ku ra dëshmor sullran Murati I u konsiderua aq shenjtë, saqë osmanët, edhe kur po tërhiqeshin nga Ballkani, në marrëveshjen që nënshkruanin, vinin një nen të posaçëm për ruajtjen e atij vendi.
Mësuesi im i ndjerë me origjinë shqiptare, kosovari Ali Jakup Efendi, i donte shumë osmanët dhe i kujtonte gjithmonë me mëshirë. Ai thoshte:
“Si të mos i dua osmanët kur e di se, po të mos kishin ardhur ata, ne do të mbeteshim në errësirën e mohimit? Në vendin tonë, osmanëtdhe dashuria për fenë u ndërthurën në atë mënyrë që osmanët dhe qenia musliman, në shprehjen të ndryshmem arritën të përdoren në vend të njëri-tjetrit. Dhe kjo pati shkruar gjer atje, sa, disa herë, në mënyrë të pavullnetshme, në vend që të pyetej se cilat ishin kushtet e Islamit, pyetej se cilat ishin kushtet e Turkut dhe, në përgjigje, numëroheshin kushtet e Islamit! Edhe sikur të këndoj çdo ditë një hatme, edhe sikur në çdo frymëmarrje t’i lutem Zotit ta mëshirojë atë komb, prapë s’ua paguaj dot hakun osmanëve!”
                Allahu i mëshiroftë të gjithë ata që kan shkuar!
Sulltan Murati I, të cilin populli dheushtarët e donin shumë, përmendet me shumë tituj dhe emërtime. Kryesoret janë:
Sultânü’l-guzât ve’l-mücâhidîn (Sulltan i fitimtarëve dhe luftëtarëve);
Melikü’l-mesâyih (Kryemyrshid,kryeprijës);
Giyâsü’d-dünyâ ve’d-dîn (Ndihmëtar në punët e fesë dhe të botës);
Ebu’l-feth (Ati i fitorës);
Es-sultânü’l-adl (Sulltan i drejtë);
Leysü’l-Islâm (Luani i Islamit);
dhe titulli më i njohur është Hüdâvendigâr (Luftëtar, hero, sovran, sundimtar).
Gjatë gjithë mbretërimit njëzetenëntëvjeçar, Murat Hudavendigar vrapoi nga fitorja në fitore. Sytë nuk i panë humbje. Shtetin që e morri nga i ati si një principatë të vogël, brenda një kohe të shkurtër e shndërroi në një perandori të madhe dhe me emër të lartë. Me të vërtetë, tokat osmane që në çastin e vdekjse së të atit, Orhan Gazi, ishin 95000 km2, në kohën e Muratit I arritën në 500000 km2.

Në mbretërimin e tij njëzetenëntëvjeçar, sulltan Murati I zhvilloi 37 beteja, gjithë jetën e kaloi në fushat e luftës dhe u bë një ndër personalitetet e rralë të historisë.
Edhe Papa, udhëheqësi i gjithë botës krishtere, madje, ndjehej i dobët përballë forcës së tij shtypëse. Poeti e përshkruan kështu këtë shkëlqim:
Sepse fati gjeti veten tek Gazi Murati,
Kurora dhe froni gjetën atë që kërkonin te ai…

Ngadhnjimet fitimtare të filluara në Rumeli nga vëlla i madh, ai i zhvilloi brenda një kohe të shkurtër me një principialitet, sinqeritet dhe vendosmëri të madhe duke i çuar gjer në Evropën Qëndrore. Vendet e Ballkanit u futën tërësisht nën pushtetin turk; Bizanti, Bullgaria dhe Serbia u vunë nën haraç.
Në vendet që pushtoi, sulltan Murati I vendosi burrat e mëdhenj shpirtërore të kohës. Në ato vende ndërtoi teqe dhe zavije që ishin institucioni më i përkryer i diturisë dhe kulturës në atë periudhë.
Veç kësaj, ai ndoqi një politikë demografike dhe urbanistike serioze. Ai solli tributë turkmene dhe i vendosi në ato zona. Në sajë të këtyre shpërnguljeve, ngadhnjimet e nipërve mundën të arrinin gjer në portat e Vjenës dhe u hodhën themelet sundimit të shtetit osman që do të vazhdonte në Rumeli pesëqind vjet.

Ndërsa sulltanët osmanë ishin në luftë kundër mohimit dhe herezisë, herë pas here bëheshin viktima të sulmeve nga disa princër të Anadollit. Kështu pati ndodhur edhe në kohën e sulltan Muratit I kur ky ndodhej në luftë në Rumeli, kur Alaaddin Beu nga principata e Karamanëve, sulmoi tokat osmane. Kur e mësoi këtë, Sovrani u tha kështu të pranishmëve duke shfaqur dëshpërimin e vet për atë ngjarje të hidhur:
“Pa shihni, tani, se ç’bën ky mizor! Ne të jemi në luftë me qafirët një muaj udhë larg tyre dhe të bëjmë luftë natë e ditë, kurse ai të vijë e të grabisë pronën e muslimanëve! O gazinj! E si ta lë unë, tani, xhihadin dhe të nxjerr shpatën kundër vëllezëtve muslimanë?”
Duke u shprehur kështu, për hir të unitetit të ummetit, bashkësisë muslimane, ai shpalosi durimin dhe mirëkuptimin e tij tejet tolerues ndaj principatave anadoliane!
Sepse ashtu si edhe gjysi i tij, ai nuk i shihte si armiq principatat e Anadollit. Veç kësaj, nënshtrimin e principatave me anë të forcës dhe shtrëngimit e shihte të çalë dhe e dinte se uniteti i sajuar në këtë mënyrë do të merrte fund shpejt. Ka qenë për këto arsye që ai si dhe sulltanët e tjerë osmanë e patën marrë punën me kujdes shumë të madh dhe e patën konsideruar më të përshtatshme që ta bashkonin dhe unifikonin Anadollin jo duke përfituar nga dobësitë eventuale të principatave, por duke i bindur ata si muslimanë që ishin. Prandaj nuk patën përdorur  kurrë forcën me parjashtim të rasteve të rralla kur s’kishte asnjë rrugë dhe mundësi tjetër për ta zotëruar situatën dhe për ta shuar konfliktin. Si rezultat i këtij durimi të zghuar e të gjatë, uniteti i Anadollit u arrit përfundimisht vetëm në kohën e Selimit të Rreptë dhe u arrit në mënyrë aq të shëndoshë e pa lëkundje, saqë edhe në kohët kur tokat osmane u copëtuan e u ndanë, Anadolli vazhdoi ta ruante pa asnjë të çarë strukturën e tij unike!
Në porosinë që i pati lënë të birit Murat I i cili u bë një padishah i lartësuar në pozitën e të urtit shpirtëror dhe, më në fund, dëshmorit, Orhan Gaziu i pati thënë kështu duke i treguar si sunim Evropën:
“Ashtu siç jemi trashëgimtarët e selçukëve, ne do të jemi edhe trashigimtarët e Evropës !”
Edhe sulltan Murati I  ua hapi rrugën pasardhësve dhe e bëri Evropën synim të ngadhnjimeve të tyre. Evropa, fushat dhe bjeshkët e saj janë ende plor me gjurmët e këmbëve të kalit të tij marshues.

Të gjitha këto tregojnë se sovrani Murat I zotëronte një forcë të madhe morale, volitive dhe administrative. Bëmat e tij ishin gjeniale. Ai I zbatonte me korrektesë të madhe ligjet kanunore. I zhvillonte dhe I fuqizonte. Aftësia mjeshtërore në marrjen e vendimeve të çastit i pati dhënë shumë fitore. Si besimtar dhe fetar i mirë, ishte i respektueshëm ndaj dijetarëve fetarë dhe prijësve shpirtërorë.
Historian bizantin Halkondil ka bërë këto pohime mbi sulltan Muratin I:
“Sulltan Murati ka drejtuar mbi tridhjetë e shtatë beteja në Anadoll dhe Rumeli, duke arritur fitore pas fitoreje dhe nuk është parë kurrë t’i kthejë shpinën armikut e të ikë prej tij!
Edhe kur dëshironte t’u jepte pushim ushtarëve, për vete gjente diçka me të cilën të mund të merrëj. Ai kishte nëveri për përtacinë. Ai nuk dinte ç’ishte pushimi. Ndërsa i vinte ushtarët të pushonin, vetë dilte për gjah. As në pleqëri nuk e pati humbur aspak energjinë dhe lëvishmërinë.
            I trajtonte me dhembshuri popujt që nënshtroheshin në qetësi të plotë si dhe fëmijët e huaj që ndodheshin në pallat. İshte bujar dhe i shpejtë edhe në dhënien e shpërblimit. Kur do të hunte në betejë, u jepte zemër dhe i entuziazmonte ushtarët. Veprimet e gabuara i ndëshkonte pa mirëkuptim, me rreptësi. E respektonte dhe e mbante fjalën që kishte dhënë.
            Shoqëruesit e sulltan Muratit dridheshin nga forca impresionuese e tij. Krahas kësaj, i trajtonte ata me një butësi, dhembshuri dhe dashuri që sdo të mund t’i tregonte komandant tjetër.”
Të tërheqin vëmendjen edhe këto shprehje të Gibbonit:
“Gjatë një periudhe prej rreth tridhjetë vjetësh, sulltan Murati, me të cilin s’mund të krahasonhet asnjë burrë shteti për sa i përket nivelit, e drejtoi dhe e çoi para fatin e osmanëve.
            Meqë ne dimë më shumë gjëra për Mehmetin II, ngadhnjyesin, dhe Sulejmanin e Shkëlqyer, duke se, mes dinastisë osmane, Murati I nuk është ngjitur dot në pozitën e pasaçme që i takon si burri i shtetit dhe ushtaraku më i suksesshëm dhe më që zgjidhi, rezultatet e mbretërimin të tij, sidomos me veprimtarinë e pasardhësve të vet të shkëlqyer e marramendës, shohim se, edhe në s’qëndron mbi ta, mund të zërë vend lehtësisht krahas dhe pranë tyre!
            Ndryshimet që ndodhën në të gjallë të tij janë ngjarjet më të habitshme të të gjithë historisë. Ngadhnjimi i tij ka vazhduar të qëndrojë në këmbë pesë shekuj gjer në Traktatin e Berlinit të vitit 1878!
            Edhe nëse në sytë e etërve të kishës bizantine, sulltan Murati I është parë si armik i Jezu Krishtit, ai i pati trajtuar ata më mirë se papati. Ai që njeri i mençur e i matur që e kishte frikë Zotin. Ai ishte i butë ndaj të mundurit. Për këtë shkak, kush e shihte vulën e tij, menjëherë binte në gjunjë para saj!
            Osman Gaziu i pati mbledhur njerëzit rreth vetes, Orhan Gaziu pati ngritur shtetin, kurse sulltan Murati I pati qenë ai që pati ngritur perandorinë!”
Sulltan Murati që gëzonte këto atribute të bukura të cilat edhe armiku ka qenë i detyruar t’ia pohojë, me veprat që ndërtoi si në Anadoll, ashtu dhe në Rumeli, ngriti fron në zemrat e njerëzve. Në shenjë falenderimi ndaj Zotit për fitoren e vitit 1364 kur ushtia kryqtare u thye tërësisht, ndërtoi nga një xhami në Bursa, Bilexhik (të Turqisë së sotme) dhe në Plovdiv, kurse në qytetin jenishehir dhe në lagjen Çekirge në Bursës, ndërtoi nga një kompleks asistence, medrese, banjo publike termale dhe han.
Poeti e shpreh kështu faktin se, si rezultat i principialitetit dhe sinqeritet të tyre të veçantë, osmanër merituan një shkëlqim të lartë si njerëz të pranuar në lartësinë hyjnore:
Me sinqeritetin e vet, familja osmane
Pranë Zotit të mah gjeti mirëpritje!…
Ngarja në vijim e shpalos bukur këtë të vërtetë:
Sulltan Murat Sovrani qe një padishah me natyrë dervishi. Prandaj, pasi të kishte bërë të gjitha përpjekjet që i vintn doresh, fundin e çdo pune ia linte Allahut dhe kurrë nuk mbetej pa bërë lutje e përgjërime. Kështu, pasi e mbajti të rretuar Plevnën për pesëmbëdhjetë ditë me radhë pas arritur asnjë rezultat, laaty një numër ushtarësh dhe u tërhoq. Mirëpo tërheqja pas aq shumë përpjekjesh dhe mundimesh e dëshpëroi shumë. Ai iu lut dhe iu përgjërua kështu Allahut:
“O Zot i madh, Shkatërroje e bëje gërmadhë këtë kala që mos qoftë!”
Në këtë mes, i erdhi një lajmëtar që ia bëri të ditur se njëri mur i kalasë ishte shembur përtoke. Mirëponuk kishte asnjë shkak që muri i kalasë të shembej! Ushtarët islamë që hynë në kala nga muri i shembur duke falenderuar Zotin, e pushtuan atë vend brenda një kohe të shkurtër!
Ç’pasqyrë mësimdhënëse madhështore është për ne gjendja shpirtërore e përshkruar në vijim, e cila tregon besimin, ekstazën dhe devocionin e dëshmorit të Kosovës, prijësit shpirtëror, sulltanit Murat I! Ai i pati thënë kështu me lot në sy imamit të pallatit:
“Duke marrë tekbir në namaz, po s’bëra tre tekbire, s’mundem ta shoh Qaben dhe s’mundem të fal namaz i qetë e me kënaqësi…”
Sot, ekzistenca e të gjithë popujve muslimanë të vendeve të Ballkanit janë vepër e ngadhnjimit të parë osman dhe e politikës demografike dhe urbanistike të tij.
Ndërkaq, ata njerëz janë sot amaneti i osmanëve për ne. Eshtë e domosdoshme që ata të mbrohen atje ku ndodhen. Sepse me ta ka vazhduar gjer më sot të dëgjohet zëri i ezanit në Evropë!
Kosova është avanposti i parë i Islamit në mes të Evropës!
Kosova është bërë trashëgimi ynë i paguar me gjakun bekuar të Muratit Sovran! Sa bukur na e kujton këtë trashëgim i ndjeri Mehmet Akif:
            Ngado t’i hedh sytë, më del para një fushë e përgjakur…
            Kosovë e pabesë, ti je , apo fantazma jote e tretur?
            A s’ishte çdo hap i yt mijëra krenari?
            A s’kaloi nëpër gjoksin tënd duke çarë rruga e Bejazitit Rrufe?
            Ushtarët, kryedëshmorin që shtrihet në zemrën tënde, ku i ke?
            Ku është sot therori i fitores, ku është ai trim?
            Thuajmë, o dheu i dëshmorit, të të puth në gjunjë;
            A s’ka tek ti dy-tri pika gjak nga Murati dëshmor?
            …
            Ndryshe, a do të shkelte opinga e serbit në gjoksin trimëror?
            …
Serbi i asaj dite është po ai serb që njohim sot! Përveq ndryshimit në kohë, s’ka ndryshuar gjë!
Ndërsa gjarpërinjtë serbë të ngritur kas asgjësojnë bijtë e ngadhnjimit, bijtë e sulltan Muratit, me anë të një dhune të rëndë, sa u zgjatet, vallë, zemra jonë e ndihmës vëllezërve tanë të vuajtur e të mjerë që përpëliten si zogj krahëthyer?
İ Dërguari i Allahut (s.a.s.) na ka porositur:
            “I sheh besimtarët që i dhimbsen njëri-tjetrit, që e duan njëri-tjetrin, që janë të bashkuar si një trup i vetëm me njëri-tjetrin! Kur vuan ndonjë gjymtyrë e këtij trupi, edhe gjymtyrët e tjera e humbin gjymin dhe e ndjejnë vuajtijen e tij mes zjarrmisë…”
            “Besimtarët janë si një ndërtesë  me pjesët të lidhura fort me njëra-tjetrën…”
Prandaj, a nuk duhet që, si domosdoshmëri e këtyre porosive, ne, muslimanët, të jeni si zemra dhe pulsi i vetëm i një njeriu? A nuk duhet që t’i kemi të përbashkëta si gëzimet, ashtu dhe hidhërimet?
            Sot, ne, trashëgimtarët e natyrshëm të Kosovës dhe Bosnjës, jemi të detyruar të bëjmë llogarinë e vetvetes dhe historisë!
Në  vendin tonë, qysh prej afro njëqind vjetësh, është sheshit se si disa njerëz të prapë e të paditur e hedhin poshtë trashëgimin e shenjtë që na kan lënë të parët, se ç’përfundim të hidhur ka patur shprehja e tyre e shëmtuar që fyen kujtimet e tyre!
Ngjarjet mësimdhënëse si tragjeditë boshnjake dhe kosovare, na rikujtojnë neve shpirtin osman për të cilin ata njerëz të prapë e të paditur thonë me krenari se e “groposën”, si dhe na shtrëngon t’i dalim për zot amanetit të atij shpirti! Prandaj jemi të detyruar të shkundemi e të kthehemi të historia jonë!
Ç’lumturi për trimat e famshëm të vendosmërisë së begatë të premtuar në emër të së ardhmes nga rizgjimi dhe rilindja që po realizohen!
Zoti ynë! Ki mirësinë të na dhurosh edhe neve nga klima e zemrës e të parëve forcën e një lëvizjeje të re, në mënyrë që të mos na ikin dore rastet e favorshme të mëdha që po lindin duke hyrë në shekullin e njëzetenjëtë!…
            Amin, ashtu qoftë !


Copyright © www.sultanmurad.com